Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Nga Kim Mehmeti
Nuk janë të pakuptimta, përbuzëse dhe çmendurake vetëm thëniet e Kryeministrit të Shqipërisë se vendi shkon përpara duke u kthyer në shtet njëpartiak, por edhe ato të ‘intelektualeve të pavarur’ që pohojnë se nuk e përkrahin qeverinë e sotme pse ajo është më e mirë se e mëparshmja, por pse ‘ata’ të opozitës e mbollën farën e bimës së keqe dhe janë edhe më të këqij se ‘Rilindja’!?
Me çka pohojnë diçka që u ka hije debatuesve nëpër kafenetë e fshatit, por jo edhe atyre që pretendojnë ta ngrenë më lartë vetëdijen e votuesve: se nuk është demokraci kur e zgjedhë të mirën më të madhe, por të keqen më të vogël?l Dhe e promovojnë mendësinë politike se hajduti i partisë tënde, që i vjedh të tjerët, por të jep edhe ty, është më i mirë se ai i partisë kundërshtare, që e punëson të vetin, e të lë ty pa punë.
Është e pritshme që Kryeministri i Shqipërisë, me prirje të diktatorit, zgjedhjet njëpartiake t’i mbrojë me qëndrimin se ‘djegia’ e mandateve është e pandodhur, që mund ta dëmtojë rëndë demokracinë mbarëbotërore, por është e dhimbshme kur e sheh se edhe disa ‘opinionistë’ mendjendritur nuk e vërejnë se opozita i dogji mandatet, por ‘Rilindja’ është duke e ‘djegur’ Shqipërinë.
Çka tregon se jo vetëm shumica e votuesve të rëndomtë, por edhe njerëz me nam e nishan, e mësuan si mbrohet pushteti dhe i pushtetshmi, por jo edhe shteti dhe shqiptaria. Pra e kuptuan se je më i mbrojtur, më i sigurt, e më i pëlqyer, kur mbanë anën e të pushtetshmin dhe kur ke mik të fortin, të pasurin e të famshmin, por duke harruar se, miqësia e mbështetur vetëm mbi themelet e frikës dhe interesit personal, është pasqyrë ku shihet dobësia e individit dhe se, kanë qenë, e do mbeten të fortë e të njerëzishëm, vetëm ata që e mbrojnë, e ndihmojnë dhe janë në anën e të dobëtit, të dëmtuarit dhe skamnorit.
Nga një Kryeministër si ky i Shqipërisë së sotme, është e natyrshme të presësh të lëvdohet edhe me dukuri të turpshme për gjithë shqiptarinë, siç ishin votimet njëpartiake të 30 qershorit. Por është e pabesueshme verbëria e alamet ‘intelektualëve jopartiak’, verbëri që nuk u lejon atyre të shohin se njësoj si Envreri dikur, edhe Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, e forcon “Rilindjen” e vet duke shkatërruar vendin.
Dhe e promovon mendësinë e vet, të cilën siç duket e ka trashëgimi gjenetike’, se s’ka ç’të duhet Shqipëria e fortë, me një parti të dobët! Me çka edhe e bëri vendin shtet ku ke protestues që e mbrojnë dhe vdesin për partinë, por jo edhe për Shqipërinë! Dhe është e kuptueshme që një piktor i bërë politikan, të besojë se brekushet e tij dhe daljet cullak nëpër plazhe, janë vlera tradicionale shqiptare, me të cilat duhet të mburremi para botës, por është e neveritshme se si edhe njerëz të dijes, të dalin të thonë vetëm atë që duan ta dëgjojnë perëndimorët, por jo edhe atë që duhet treguar shqiptarëve.
Me çka e ndihmuan piktorin që ta bëjë Shqipërinë vend me drejtësi të reformuar, por pa gjykata dhe që të gjithë kundërshtarët e vet politik t’i shpallë si dashamirës të shtetit me gjykata, por pa drejtësi. Dhe e ndau popullin në ‘ne’ opozitarët perëndimorë që duam drejtësi pa shtet, dhe ‘haxhiqamilët ’ opozitarë që duan shtet pa drejtësi. Pra duke e ‘deshqiptarizuar’ shqiptarinë dhe duke e bërë Shqipërinë mëmë nga djep i patriotizmi shqiptarë, në vendbanim të turpit kombëtarë.
Po pra, është e vërtetë se gjatë tri dekadave të kaluara, shumë politikanë e burrështetas që e drejtuan Shqipërinë, u bënë hajdutë dhe është e pritshme që këtë të vërtetë, piktori Kryeministër ta përdor si jorgan për ta mbuluar vetveten si njeri të pushtetshëm më shumë se dy dekada me radhë.
Por është trishtuese heshtja e alamet personaliteteve me emër e mbiemër, të përfshirë edhe nëpër enciklopeditë shqiptare, të cilët u shtirën që nuk e shohin se gjatë sundimit të ‘Rilindjes’ ndodhi diçka edhe më tragjike: shumë hajdutë e kriminelë, u bënë politikanë dhe morën në duar vendin. Me çka Shqipërisë thuajse iu pamundësua që pa një ‘revolucion’ të dhembshëm, t’i shlyejë nga ‘biografia’ e saj emrat e politikanëve që i janë ngjitur si shushunja, që asaj ia thithin gjakun e freskët rinorë, e popullit ardhmërinë.
Po, është e pritshme që një diktator qesharak si Kryeministri i sotëm i Shqipërisë, ta përdorë gjithë aftësinë e tij folëse dhe atë pakë imagjinatë krijuese që ka, për ta fshehur të vërtetën se më shumë e do pushtetin se sa shtetin e popullin e vet, si dhe për ta mbuluar atë që shihet qartë: se di ta sundojë vendin, por jo edhe vetveten. Por është shumë e panatyrshme që këtë të mos e kenë vërejtur ata që duhej të parët të alarmonin se Shqipëria është duke shkuar rrugës të ketë pushtet, por jo edhe shtet dhe ku, sa më e fortë bëhet ‘Rilindja’, sa më të pasur bëhen ‘rilindësit’, aq më i dobët bëhet shtet dhe aq më shumë varfërohet populli.
Andaj edhe mund te thuhet se Kryeministri që e pikturoi Shqipërinë njëpartiake, nuk është fajtori i vetëm pse shteti zhbëhet e ‘Rilindja’ forcohet, por mëkatarë janë edhe ata që këtë e dinin dhe kishin mundësi ta thoshin, por shkaku i interesit personal heshtën dhe, popullit kurrë nuk i treguan se burrështetasit e tij hajdut bërtisnin – kapeni hajnin dhe se, jeton në një shtet ku politikanëve kriminelë u falet krimi, e mëkatarët hallexhinj e të papushtetshëm, i mbushnin burgjet.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24