Flash News

KRYESORE

Opozita e vendosur, caktohet data e protestës së radhës para Kryeministrisë

Opozita e vendosur, caktohet data e protestës së radhës para

Ish-kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho ka paralajmëruar se protestat e opozitës kundër mazhorancës do të vijojnë. Në emisionin  “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ai sqaroi se po diskutohet per daten 6 ose 13 prill per te protestuar para Kryeministrisë.

“Çdo të enjte do të ketë protestë kur mblidhet parlamenti. Do të ketë edhe një protestë të radhës përballë Kryeministrisë që mund të jetë 6 ose 13 Prill. Shumë shpejt do e vendosim. Po konsultohemi me të gjithë aktorët”, tha Spaho.

Përsa i përket frikës për një konflikt civil, Spaho tha se kokëfortësia dhe mungesa e tolerancës mund të çojnë në një përplasje. “Nuk dua ti referohem një rasti konkret si ky i ditës që po flisni ju, po kokëfortësia, mungesa e tolerancës mund të çojë në përplasje civile. Këtë nuk e them unë për herë të parë. Shikohet si një opsion që do jetë produkt i intoleranës, i kokëfortësisë, i të vazhduarit në atë rrugë që ka nisur në 2013-n. Ndryshe pse do kishim ardhur këtë? Dhe për këtë nuk mund të akuzohet opozita. Është produkt i sjelljes së mazhorancës. Opozita nuk qeveris”, përfundoi Spaho.

Të fundit