Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Preç Zogaj
Reforma zgjedhore është një nga nëntë kërkesat e Bundestagut gjerman për Shqipërinë. Edhe sikur kjo të ishte arsyeja e vetme, opozita nuk duhej të refuzonte uljen në tryezë me përfaqësuesit e shumicës socialiste dhe me deputetë nga listat e saj, që nuk i janë bindur vendimit për djegien e mandateve. Aq më tepër nuk kishte kuptim të qëndronte dorëjashtë, kur bëhet fjalë për një kërkesë, të cilën Kuvendi do të mund ta plotësonte pa të. Në skenarin e vetpërjashtimit opozita PD-LSI thjesht do t’u mundësonte qeverisë dhe deputetëve kapitalizmin e meritave. Më shumë se kaq, do të thellonte hendekun me partnerët ndërkombëtare dhe me shanset e rikthimit në pushtet. Me fjalë të tjera, jo që s’do të fitonte gjë nga vetpërjashtimi, siç kujtojnë ata që investohen për kapsulimin e opozitës si në një bunker, por do të humbte edhe më shumë se ka humbur.
Ndërsa ka marrë vendimin e duhur për t’u përfshirë, opozita po përballet në radhët e veta me produktin e politikës së llogoreve që ka ndjekur prej më shumë se një viti. Madje po përballet edhe me atë pjesë të shtypit që ka kërkuar prej saj në vazhdimësi të përdorë forma të dhunshme për rrëzimin e qeverisë. Një pjesë e militantëve duken të hutuar, disa të indinjuar. Radikalët shkojnë me larg dhe shohin te tryeza me Gjiknurin pazare, tradhti.
Është rasti të saktësohen disa gjëra.
Opozita e ka pasur gabim dje kur thoshte nuk ulemi me Damian Gjiknurin dhe jo sot kur thotë nuk i zgjedhim ne përfaqësuesit e palës tjetër. Ky i sotmi është qëndrim logjik, normal, i drejtë. Ky është standardi i qëndrimit ndaj përfaqësimit të palës kundërshtare në nismat e dialogut. Për çdo njeri, për çdo të akuzuar vepron parimi i prezumimit të pafajësisë. Deri në një vendim të kundërt të formës së prerë nga gjykata.
Opozita e ka pasur gabim dje kur çdo veprim të pavarur të të tjerëve e ka parë dhe anatemuar si pazar të Edi Ramës apo me Edi Ramën dhe e ka drejt sot kur shkon në tryezë me palën kundërshtare për një interes publik dhe të vetin njëkohësisht.
Opozita ka gabuar kur u largua nga Kuvendi dhe nga zgjedhjet vendore, duke mbjellë iluzione të dëmshme dhe keqkuptime me mënyrën si e ka trajtuar konceptin e forcës në politikë. Gabimet kanë kosto dhe nuk është e thënë se kostoja e tyre zhduket menjëherë me korrigjimin e gabimeve. Duhet shumë punë, duhen gjithashtu sa më shumë fytyra të reja që nuk kanë marrë pjesë në konceptimin dhe zbatimin e lëvizjeve të gabuara.
Por kjo opozitë nuk po gabon sot, kur po rikthen arsyen demokratike në ligjërim dhe në veprime, apo thënë ndryshe, po përshtat një sjellje që përputhet me atë që kërkojnë prej saj partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Në thelb e gjithë kjo nuk është gjë tjetër veçse një sjellje demokratike. Nuk ka asnjë arsye që një sjellje e tillë të konsiderohet tërheqje, apo të çojë në zbutje të luftës politike me qeverinë. Lufta mund të bëhet e duhet të bëhet e fortë, pa qenë nevoja e daljes në mal, siç thotë një shprehje e popullit. Janë idetë, është stili dhe sjellja që bëjnë diferencën me palën kundërshtare. Jo grimasat, jo teatraliteti.
Është një mënyrë e tërë e të bërit politikë që ndërsa korrigjohet i kthehet e do të vijojë t’i kthehet kundër kësaj opozite në radhët e radikalëve ekstremistë. Radikalë ka në çdo parti të madhe. Sikurse ka liberalë, të moderuar e tjerë. Lidershipi partiak duhet t’i dëgjojë të gjithë dhe të vendosë, duke respektuar një kornizë parimesh e vlerash të shenjta, që nuk janë çështje të diversiteti të mendimeve. Siç është ligjshmëria, për shembull. Opozita demokratike nuk mund të ketë ekuivoke në lidhje me respektimin e ligjmërisë së shkruar në Kushtetutë dhe në ligjet e vendit. Pyetja a të qëndrojnë në kornizën e ligjit, apo të dalë jashtë saj nuk shtrohet fare. Pësimet duhet t’u bëhen mësim atyre që konceptojnë një opozitarizëm arkaik dhe të paarsyeshëm. Është një rast për të reflektuar edhe për ata militantë që besojnë se çfarë fluturon hahet. Edi Rama dhe shumica e tij munden në arenë, në rrugë demokratike. Rruga e kundërt dhe llogoret janë një dështim i sigurtë.
Në këtë kontekst, pjesëmarrja në tryezën për reformën zgjedhore është një ogur i mirë për opozitën. Pasi kanë renë dakord për t’u ulur, i vjen radha reformës. Që nuk është e njëjta gjë me ndryshimin apo shtimin e disa neneve. Reformimi prek dhe kërkon të rikonceptojë disa shtylla të Kodit Zgjedhor, siç janë sistemi elektoral, administrimi i zgjedhjeve, financimi i fushatës. Nëqoftëse nuk ka reformim në këto shtylla të mos e quajnë reformë zgjedhore. T’i vëmë një emër tjetër, por reformë s’kemi përse ta quajmë.
Çështje më e nxehtë është ajo e sistemit. Sistemi proporcional rajonal me lista të mbyllura që kemi në fuqi u vendos në vitin 2008 për të shmangur vlerësimin nominal me votë popullore të kastave partiake. Për ketë u bë. Të tjerat janë demagogji, spekulime, retorikë. Listat e mbyllura edhe do të haheshim po të kishin parti të hapura, së paku. Por kur edhe partitë janë të mbyllura, e keqja e listave të mbyllura shumëfishohet. Ky sistem ka zbehur, për të mos thënë u ka hequr zgjedhësve të vetmen fuqi reale në demokraci: fuqinë e votës. Do të mjaftonte kjo për ta flakur si një aksident të historisë. Veç kësaj, në një kuptim partiak, opozita e qendrës së djathtë e ka në disfavor. Për ta thënë në mënyre figurative, ky sistem nuk është rroba e së djathtës që mbështetet të fuqia e individit të lirë.
PD duhet ta tentojë kthimin në sistemin mazhoritar të pastër, ose më e pakta mazhoritar me një korrektim proporcional siç ka qenë para vitit 2008, duke bërë ndonjë ndryshim që eviton fenomenin e “Dushkut” dhe siguron shpërndarjen gjeografike të deputetëve të kuotës proporcionale. Në këtë mënyrë PD dhe kryetari i saj Basha do të ruanin koherencën me premtimin solemn të vitit 2017 për t’u kthyer fuqinë zgjedhësve. Proporcionali me lista të hapura do të ishte një alternativë. Jo aq i mirë sa mazhoritari me korrektim proporcional, por më i mirë se sistemi në fuqi. Është një paradoks i madh dhe njëlloj autogoli që disa përfaqësues të PD-së bëjnë protagonizmin në mbrojtje të sistemit në fuqi. Argumenti bazë që përdoret niset nga presupozimi se zgjedhësit e shesin votën. Fenomeni i shitblerjes ka merituar e meriton marrjen e masave më të rrepta për ta eliminuar, por nuk duhet të përdoret si alibi për t’i bërë bisht ballafaqimit me gjykimin e zgjedhësve dhe sidomos nuk duhet të trajtohet në forma që fyejnë dinjitetin dhe inteligjencën e qytetarëve.
Nëse PD dhe LSI nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit, shpresa për ta bërë këtë u mbetet deputetëve që nuk pranuan djegien e mandateve. Historia i ka qejf shakatë. Pikërisht në këtë moment këta deputetë, aq të anatemuar nga partitë ku kanë bërë pjesë mund të tentojnë të ndryshojnë historinë, duke bërë atë që kanë pas premtuar partitë e tyre që i përjashtuan. Nëse nuk ia dalin, së paku do të nxjerrin zbuluar hipokrizinë dhe lojën me maska të Ramës me shokë që thonë se i kanë dhënë opozitës letër të bardhë- bëjeni si të doni./Gazeta Liberale
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24