Flash News

KRYESORE

Opozita protestë para Kryeministrisë, deputetja Felaj 'spiunon' vendndodhjen e Edi Ramës

Opozita protestë para Kryeministrisë, deputetja Felaj

Opozita e bashkuar do të organizojë të shtunën në orën 11:00 protestën e radhës para Kryeministrisë. Ashtu si në tubimin e 21 shkurtit, kryeministri Rama do të largohet nga Tirana. Është mësuar se ai ka zgjedhur të shkojë në Berat në kuadër të turit 'Shqipëria që duam', ku do të zhvillojë një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste.

Informacioni është bërë i ditur nga deputetja Ermonela Felaj, qe ne një postim në rrjetet sociale shkruan se takimet në këtë qark do të fillojnë që nesër në orën 14:30, ndërsa do të vijojnë të shtunën me të tjera në të gjithë qarkun e Beratit.

Opozita kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Të fundit