Flash News

KRYESORE

OSBE bashkohet me thirrjen e KQZ-së, i drejtohet partive politike: Po vini në rrezik zgjedhjet

OSBE bashkohet me thirrjen e KQZ-së, i drejtohet partive politike: Po vini

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shprehet se i bashkohet thirrjes së KQZ  drejtuar partive politike, për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ-ve nga ana e partive për zgjedhjet e 30 qershorit.

OSBE thekson se vonesat në propozimin e komisionerëve vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë”, shkruan OSBE, në një postim në rrjetin social Facebook.

Të fundit