Flash News

KRYESORE

Paloka zbulon sloganin e protestës së 26 majit: Dy skenarët e Ramës për mbylljen e çështjes Xhafaj

Paloka zbulon sloganin e protestës së 26 majit: Dy skenarët e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se kryeministri Edi Rama po zbaton një skenar kriminal, siç e quajti ai, që synon mbylljen e hetimeve sa i takon çështjes Xhafaj.

“Pjesë kryesore e këtij skenari është mohimi i zërit të Agron Xhafajt, që i siguroi Dëshmitarit X gjetjen dhe transportin e hashashit me garancinë se Policia nën varësinë e vëllait të tij Ministër i Brendshëm, do ti hapte rrugën”, tha Paloka.

Fatmir Xhafaj e di që zëri në përgjime është i të vëllait, u shpreh nënkryetari demokrat, teksa shtoi se “edhe Edi Rama e di që Agron Xhafaj është koka e trafiqeve në Vlorë, prandaj gënjeu për ekspertizën e zërit dhe nuk iu përgjigj gazetarëve për emrin e agjencisë. Për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të inkriminuar, Edi Rama është bërë pjesë e skenarit për të mbuluar veprat kriminale të Fatmir dhe Agron Xhafajt”.

Paloka deklaroi se pjesa e dytë e këtij skenari është imponimi ndaj Prokurorisë që të pranojë si ekspertizë të zërit të Agron Xhafajt rezultatin e paracaktuar nga vetë kryeministri.

Duke u ndalur tek protesta e thirrur nga opozita në 26 maj, Paloka zbuloi edhe sloganin e saj teksa i bëri thirrje qytetarëve, pa dallime partiake ti bashkohen asaj.

“Partia Demokratike ka thirrur të shtunën tjetër më 26 Maj një protestë kombëtare për të bashkuar shqiptarët në një zë: Fatmir Xhafaj ik! Shqiptarët nuk mund të pranojnë më të qeverisen nga krimi! Ju ftoj të gjithëve, të shtunën në orën 11.00, pa dallime partiake të bashkohemi në protestën kombëtare, për t’i dhënë mesazhin Europës se shqiptarët europianë refuzojnë një qeveri antieuropiane!”, theksoi Paloka.

Të fundit