Flash News

KRYESORE

Para në këmbim të notës, arrestohen tre pedagogë të Universitetit të Elbasanit

Para në këmbim të notës, arrestohen tre pedagogë

Tre pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan janë vënë në pranga.

Në sajë të operacionit të koduar “Sezoni“, pedagogët e arrestuar janë Skënder Stafa, Qamil Murataj dhe Medi Hana, pasi akuzohen se ndërmjetësonin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit pas një hetimi dy mujor me metoda speciale të hetimit Finalizimi i operacionit nga Policia e Elbasanit me mbështetjen edhe të Njësisë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndalohen tre shtetas, të cilët ushtronin ndikim te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan. Nga Specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar u finalizua Operacioni Policor “Sezoni“, në funksion të Proçedimit Penal të vitit 2018, pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhrit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare. Ndalimi i personave të sipërpërmendur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të tjera detaje. Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Të fundit