Flash News

KRYESORE

Parashikimi i motit, maji me temperatura mbi 30 gradë

Parashikimi i motit, maji me temperatura mbi 30 gradë

Ditët e fundit, temperaturat janë ulur deri në gradë celcius 5, por në muajin maj pritet të ketë një ngrohje graduale, tipike për këtë muaj.

Sinoptikania Adiola Bani është shprehur se në disa ditë të këtij muaji do të ketë edhe temperatura mbi 30 gradë celcius.

“Ka pasur një rënie të temperaturave duke e krahasuar me javën e kaluar me 4 ose 5 gradë, duke bërë që gjatë kësaj javë temperaturat të shkojnë deri në 24 gradë celcius, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskët 6 apo 7 gradë celcius.

Kjo do të zgjasë deri ditën e mërkurë sepse duke filluar nga e enjtja do të kemi një ngritje graduale të tyre. Për sa i përket majit do të kemi temperatura tipike të këtij muaji, do të ketë rritje graduale por disa ditë do të ketë dhe temperatura mbi 30 gradë celcius”, tha ajo.

Të fundit