Flash News

KRYESORE

Pas Bashës, nënkryetarja e CDU/CSU edhe në zyrën e Metës dhe Ramës, ç'pritet të diskutojnë

Pas Bashës, nënkryetarja e CDU/CSU edhe në zyrën e

Delegacioni gjerman me në krye nënkryetaren e CDU/CSU, Katja Leikert duket se nuk do t’i mbyllë takimet në Tiranë vetëm me pritjen në zyrë nga ana e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Burime të politiko.al bëjnë me dije se pas bisedës ‘kokë më kokë’ me kryedemokratin Basha, zyrtarja e lartë gjermane do të pasojë takimet e saj edhe në zyrën e presidentit Ilir Meta dhe të kryeministrit Edi Rama.

Sipas të njëjtave burime, takimi i sotëm i nënkryetares së CDU-CSU, me kryetarin e PD Partisë është pjesë e përpjekjeve të gjermanëve për zgjidhjen e krizës politike në Tiranë.

Vizita është vazhdim i negociatave të nisura që gjatë protestave të opozitës, që kulmuan në dy javët e fundit para 30 qershorit, kur u kuptua se Rama pas ‘bekimit’ amerikan do të shkonte i vetëm në zgjedhje.

Ndërkohë,  në një prononcim për mediat, Basha tha se takimi me delegacionin gjerman u fokusua në zgjidhjen e krizës politike në vend. Sipas Bashës, zgjidhja e krizës kalon me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri tranzitore pa Edi Ramën dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në një ditë, të atyre lokale dhe parlamentare.

“PD e opozita është në komunikim të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar, pjesë e së cilës ishte edhe takimi i sotëm me nënkryetaren e CDU/CSU, komunikim që vazhdon intensivisht dhe do vijojë edhe në vijim.

Një gjë është e sigurt, se opozita e bashkuar e PD është e vendosur t’i shërbejë interesit të qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale për hir të karrigeve tona. Zgjidha duhet të vijë me garanci që do pengojë qeveritë e ardhshme të bjerë në të njëjtin tabak”, tha Basha.

I pyetur nëse delegacioni gjerman ka një rol negociues për zgjidhjen e krizës, Basha tha se “PD dhe opozita e bashkuar janë në koordinim me faktorin ndërkombëtar. Vlerësojmë shumë rolin e tyre dhe interesin që Gjermania e Bundestagu po japin për të mundësuar që Shqipëria të mos mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por të ecë drejt hapjes negociatave”.

Ekskluzive/ Rama ktheu mbrapsht ‘njerëzit e Merkel’ pak ditë para 30 qershorit: Mos ejani kot!

Të fundit