Flash News

KRYESORE

 Pas kartës së shëndetit dhe rekomandimi i mjekut do merret elektronikisht

 Pas kartës së shëndetit dhe rekomandimi i mjekut do merret

Pas kartës së shëndetit, edhe rekomandimet që lëshohen nga mjeku i familjes nuk do të jenë më dorazi, por do të mundësohen nëpërmjet sistemit elektronik.

Një gjë e tillë do të bëhet e prekshme përmes përfshirjes së qendrave të kujdesit parësor në rrjetin e ri të referimit elektronik të konsultave, shkruan “Panorama”.

Nëpërmjet kësaj nisme, qytetarët nuk do të kenë më të nevojshme të marrin rekomandime në letër, pasi ato do të gjenerohen automatikisht nga sistemi.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se projekti synon eliminimin e çdo burokracie që rëndon mbi qytetarët, në formën e sorollatjeve dhe vonesave në shërbime.

Brenda vitit të ardhshëm pritet që të përmbyllet edhe projekti për aplikimin e recetave elektronike, i nisur dy vite më parë, por që ende nuk është finalizuar.

 Me anë të kësaj praktike, shmangen jo vetëm gabimet mjekësore, por njëherazi kursehet kohë. Në 2018, po ashtu, analizat falas që ofrohen nga spitalet publike, do të dyfishohen.

Të fundit