Flash News

KRYESORE

Pas katër ribashkimesh, Neymar ndahet përfundimisht nga e dashura

Pas katër ribashkimesh, Neymar ndahet përfundimisht nga e dashura

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar i ka dhënë përsëri fund lidhjes me aktoren braziliane, Bruna Marquezine.

Ata u ribashkuan për të katërtën herë fundvitin e kaluar, por tashmë duket se dashurisë së tyre u ka ardhur fundi dhe këtë e ka konfirmuar vetë aktorja 23-vjeçare.

Në një event që u mbajt në Brazil mbrëmjen e djeshme, ajo deklaroi se nuk ishte më në një lidhje me Neymar dhe theksoi se vendimin për këtë e kishte marrë pikërisht i sulmuesit 26-vjeçar.

“Ishte një vendim i tij, por kam shumë respekt, shumë dashuri për të dhe për gjithçka për të cilën kemi jetuar së bashku. Ju e dini që zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas për këtë, se duhet ta bëj diçka të tillë, por vetëm këtë herë”, tha modelja.

Neymar po kalon një moment të vështirë te PSG, për shkak të  talentit francez, Mbappe.

Të fundit