Flash News

KRYESORE

Pas lajmit për kallëzim, Erion Veliaj drejtohet me shpejtësi për në ‘vendin e sigurt’

Pas lajmit për kallëzim, Erion Veliaj drejtohet me shpejtësi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është kallëzuar në polici nga zv/kryeministrja Ledina Mandija për shkak se ka shpërndarë fletë-palosje nëpër shtëpi me lutjen për të votuar Partinë Socialiste.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, Veliaj është drejtuar me shpejtësi për në selinë e PS. Ai është parë të hyjë në selinë rozë së bashku me kryetarin Edi Rama.

Aktualisht aty ndodhen shumë zyrtarë të lartë të partisë, përfshirë kryetarin për Tiranën, Saimir Tahiri.

Shkeli rëndë ligjin, Erion Veliaj kallëzohet natën në Polici

Të fundit