Flash News

KRYESORE

Pas Milaim Zekës arrestohet një tjetër deputet në Kosovë

Pas Milaim Zekës arrestohet një tjetër deputet në

Policia e Kosovës ka ndaluar deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliajn, për shkak të deklaratave kërcënuese që ka bërë ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj. Demaliaj u arrestua me urdhër të prokurorit Rexhep Maqedonci. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Në një intervistë në një televizion të Kosovës, Demaliaj ka thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin Blakaj.

“Nëse shteti nuk bën kërkesë që ai (Blakaj) të kthehet në atdhe për t’u gjykuar për shantazhin që i ka bërë opinionit, prokurorisë, nga unë do të ndiqet privatisht, nëse shteti nuk merr masa për ta ndjekur”, u shpreh Demaliaj.

Të fundit