Flash News

KRYESORE

Pas problemeve me divorcin, Johnny Depp paditet nga dy truprojat

Pas problemeve me divorcin, Johnny Depp paditet nga dy truprojat

Pas problemeve ekonomike lidhur me divorcin nga Amber Heard dhe pas mashtrimit me miliona nga ish-agjensia e tij “The Management Group, Johnny Depp është paditur nga dy ish-truprojat e tij, të cilët e akuzojnë për mospagesë të rrogave, punë ekstra nga detyra e caktuar dhe “ambient pune toksik”.

Eugene Arreola dhe Miguel Sanchez, të cilët punuan për Depp deri në vitin 2016, detyroheshin të bënin shpesh rolin e dadove, të punonin si shoferë për të gjithë familjen dhe të mbronin yllin e kinemasë nga veset e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Në padi, Arreola dhe Sanchez deklaruan se Depp u kërkonte atyre të drejtonin makina të cilat përmbanin substanca të ndaluara apo të bënin rolin e dadove për djalin e tij 16-vjeçar, të cilit duhet t’i plotësonin të gjitha tekat.

Po ashtu, në pagë mungonin orët shtesë, ushqimi dhe pushimet që i takonin atyre me ligj. Truprojat kërkojnë pagesat që aktori iu detyrohet.

Të fundit