Flash News

KRYESORE

Pas Serbisë, Kotcias sot në Kosovë, zbardhet axhenda

Pas Serbisë, Kotcias sot në Kosovë, zbardhet axhenda

Pas vizitës së tij në Beograd, në kuadër të turit të tij ballkanik, ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias do të jetë sot në Kosovë.

Takimi i tij me homologun e tij shqiptar, Behxhet Pacolli do të nisë sot në orën 14:40.

Të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media, në ora 15:30.

Ndërkohë, ditën e djeshme nga Beogradi ministri grek ka deklaruar se Athina nuk e ka njohur në mënyrë diplomatike Kosovën dhe nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë në të ardhmen.

Të fundit