Flash News

KRYESORE

Pas skandalit ‘Xhafaj’, Basha niset drejt Sofjes për takimin e rëndësishëm

Pas skandalit ‘Xhafaj’, Basha niset drejt Sofjes për takimin e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha është larguar sot nga Tirana në drejtim të Sofjes, Bullgari, ku do të marrë pjesë në takimin e Partive Popullore Evropiane.

Basha do të zhvillojë biseda me zyrtarë të lartë nga shtete të Evropës dhe do të kërkojë mbështetje për procesin integrues të Shqipërisë.

Kjo vizitë do të zgjasë deri të mërkurën sepse të enjten kreu i Partisë Demokratike do të jetë i pranishëm në Kuvend për t’u përballur me kundërshtarët socialistë, të cilët janë vendosur në një pozitë të vështirë pas publikimit të skandalit ku është përfshirë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

PD ka paralajmëruar se nuk do të ketë një seancë normale dhe kërkon me ngulm dorëheqjen e Xhafajt nga posti i ministrit.

Të fundit