Flash News

KRYESORE

PD kërkon shtyrje të afatit të hetimit për Saimir Tahirin

PD kërkon shtyrje të afatit të hetimit për Saimir Tahirin

Partia Demokratike kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit Hetimor për çështjen e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Është nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka, i cili shprehet se Komisioni është penguar nga institucionet që duhet të japin informacion. Ndaj ai kërkon që çdo institucion që nuk i përgjigjet Komisionit të mbajë përgjegjësi ligjore.

Paloka ka bërë një kërkesë për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në lidhje me zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Po kështu mësohet se nesër në orën 12:00 është vendosur të mblidhet konferenca e kryetarëve.

Kujtojmë që dje Tahiri ankimoi vendimin e Prokurorisë së Krimeve të Rëndë për zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij për të pestën herë.

Tahiri ka kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë pasi, sipas tij, vendimi është i pabazuar në ligj dhe në prova.

“Rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpara nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmejt veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve”.

Më tej ish-ministri shkruan se i kërkon Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda që të përfundojë hetimet për të.

Të fundit