Flash News

KRYESORE

PD vendos djegien e mandateve, konstitucionalisti Kume tregon ç’do ndodhë në Kuvend: Mazhoranca të reflektojë

PD vendos djegien e mandateve, konstitucionalisti Kume tregon ç’do

Kreu i PD, Lulzim Basha doli me një vendim zyrtar dhe të unifikuar nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD për djegien e mandateve.

Konstitucionalisti Kristal Kume ka sqaruar se çfarë ndodh në Kuvend në një situatë të tillë dhe si e saktëson Kodi Zgjedhor.

“Veprim i djegies së mandateve është ekuivalent me dorëheqjen, s’ka asnjë ngërç ligjor. Nga ky akt do të krijohen vakanca, ndërsa Kuvendi njofton KQZ për të plotësuar vakancat e krijuara, por mënyra se si plotësohen ato nuk është i shprehur në Kodin Zgjedhor, por për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet me ligj vakanca e krijuar nga një deputet i pavarur. Pra, nëse KQZ thërret anëtarët kandidatë të PD në listë dhe këta të fundit nuk pranojnë, KQZ i ofron mandatin subjektin zgjedhor me herësin më të madh. E gjitha kjo është teknikë legjislative, por problemi nuk duhet të trajtohet në këtë aspekt, por për efektin që sjell në jetën politike dhe qeverisjen e vendit.

Nëse opozita largohet, do të thotë që mundësitë për mirëqeverisjen zvogëlohen deri në minimume. Kuvendi funksion me përbërjen që ka për të marrë vendime se i ka numrat, përveç rasteve kur kërkohet votim shumicë të cilësuar.

Një vendim i tillë duhet të bëjë që mazhoranca të reflektojë që të gjejë zgjidhje për zgjedhjen e kësaj situatë ngërçi”, u shpreh Kume.

Të fundit