Flash News

KRYESORE

Përleshje me armë mes bandave rivale në Pisa, plagoset shqiptari në Itali

Fundjava ka rezervuar të tjera “supriza” nga emigrantët tanë në Itali. Kësaj here raportohet për një përleshje me armë mes bandave rivale, ku jaë qëlluar dy shqiptarë dhe ka mbetur i plagosur njëri, në Itali. Bandat konotrollojë trafikun e trogës dhe prostitucionit dhe bandat shqiptarë kanë krijuar rialitet me ato italaine dhe të vendeve të tjera. Atentati me armë zjarri ndaj dy shqiptarëve raportohet të ketë ka ndodhur në komunën San Miniato në provincën e Pisas në Itali. Si pasojë e të shtënave me armë, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, siç raporton Lanazione.it.

Ngjarja që ndodhi në qendër të qytezës ka shkaktuar panik tek banorët e rastit, që lajmëruan menjëherë policinë. Mësohet se makina me të cilën udhëtonin dy shtetasit shqiptarë është bllokuar nga dy automjete të tjera, të cilët kanë hapur zjarr kundër tyre.  Ata janë bllokuar nga dy automjete të tjerë ku dhe kanë hapur zjarr ndaj maikinës së dy shqiptarëve identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Ndërkohë kur të gjithë janë larguar nga vendngjarja ka qenë një 34-vjeçar shqiptar që është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, pak orë pas atentatit. Sipas autoriteteve italiane, ai është një nga protagonistët e këtij atentati me armë zjarri. Policia ka marrë në pyetje shqiptarin, mediat nuk e përjashtojnë mundësinë e atentatit për shkak të larjes së hesapeve mes dy bandave rivale, pistë të cilën po heton edhe policia.

Të fundit