Flash News

KRYESORE

Për golin kundër Kosta Rikës, Kolarov merr dhuratë një “Lada 4X4”

Për golin kundër Kosta Rikës, Kolarov merr dhuratë një

Serbit Aleksandar Kolarov, autorit të golit të fitores përballë Kosta Rikës (1-0) iu dhurua një ”Lada4x4” nga guvernatori i provincës së Samaras, aty ku prodhohen makinat e famshme, njoftoi sot e përditshmja ruse “Izvestia”.

« Kolarov shënoi një gol të shkëlqyer dhe për këtë fitore iu dha një çmim, një certifikatë për një ‘Lada4x4″, u shpreh guvernatori Dmitry Asarov, i cituar nga gazeta.

Ai është shprehur mjaft i kënaqur nga gjithë ekipi dhe ka festuar me ta për këtë arritje.

Në ndjeshjen e parë në eliminatoret e Botërorit 2018, lojtari i cili luan me ekipin e Romës, shënoi me një goditje të pastër dhe të drejtpërdrejtë, në minutën 56.

Marka ”Lada” të prodhohet si gjithnjë në këtë rajon nga uzina VAZ.

Në të gjithë botën ajo është sinonim i makinave të forta, dinjitoze dhe të vjetra dhe këto vitet e fundit ajo po përpiqet të ndryshojë imazhin e saj, viktimë e abuzimeve të shumta.

Të fundit