Flash News

KRYESORE

Për skenografinë, Ardit Gjebrea "privon" fansat e 'Kënga Magjike'

Një postim i Ardit Gjebresë në Instagram, dsa ditë më parë, që njoftonte fansat që nuk do të ketë shumë bileta për të parë nga afër "Këngën Magjike", i ka mërzitur fansat.

Ky festival mbahet tre ditë, dy gjysmëfinale dhe nata finale dhe është një nga eventet muzikore më të ndjekura të vitit ndaj dhe salla e Pallatit të Kongreseve është gjithnjë i mbushur në fillim të dhjetorit, kur dhe mbahet festivali.

Por duke qenë se ky është dhe një vit jubilar pasi "Kënga Magjike" feston dhe 20 vjetorin, Ardit Gjebrea ka vendosur të bëjë një skenë madhështore dhe kjo i ka kushtuar të paktën 400 vende të spektatorëve. Për të realizuar këtë skenografi, teknikët kanë hequr 400 vende nga salla.

Foto është publikuar nga "iconstyle".

Të fundit