Flash News

KRYESORE

Përballja Shqipëri-Izrael, dalin në shitje biletat e ndeshjes

Shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eliminatore Shqipëri-Izrael kanë nisur për kompeticionin e UEFA Nations League, e cila do të luhet në datën 7 Shtator.

Prej disa javësh shitja ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së në internet.

Për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare në 7 shtator, të drejtohen në të gjitha pikat e mëposhtme, për të siguruar një vend në “Elbasan Arena” për sfidën e parë në UEFA Nations League të kuqezinjve.

Shitja e biletave do të bëhet në pikat e poshtëshënuara:

  • Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit/ Nga e hëna në të diel/ Ora 08:00-20:00
  • Tiranë: Biletaria pranë stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të diel/ Ora 12:00- 18:00
  • Durrës: Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana/ Hapur prej datës 27 Gusht- 7 Shtator/ Ora 09:00-13:00
  • Korçë: Kancelaria përballë Kinema Millenium/ Nga e hëna në të diel/ Ora: 09:00-21:00.

Të fundit