KRYESORE

Përcillet për në banesën e fundit Dritan Prifti, të pranishëm Ruçi, Angjeli dhe Doshi

Paraditen e sotme është përcjellë  për në banesën e fundit të ish-ministrit Dritan Prifti i cili u nda nga jeta në moshën 49 vjeç nga një sëmundje gjaku.

Homazhet u zhvilluan në ambientet e Muzeut Historik Kombëtarë, ku morën pjesë shumë familjarë, miq dhe të njohur te tij.

Në ceremoninë mortore të ish- deputetit, e cila u bë nën kujdesin e veçantë të  kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi i cili ishte i pranishëm së bashku me Anastas Angjelin dhe Tom Doshin.

 

“Unë jam këtu si Gramoz, si deputet, si Kryetari i Parlamentit për ti dhënë lamtumirën e fundit një ish-ministri një prindi i cili u nda nga kjo jetë pa mbushur ende 50 vjeç. Në momente të tilla i përcjellim ngushëllime prindërve të Dritanit, gruas së Dritanit, fëmijëve të Dritanit. Në raste të tilla duhet ti gjendemi njëri tjetrit për të përballuar dhimbje të tilla”, tha Ruçi.

Të fundit