Flash News

KRYESORE

Përfaqësues të Ministrive në fakultete, reagon zëdhënësja e PD: Gjithçka për të vënë nën kontroll universitetet

Përfaqësues të Ministrive në fakultete, reagon

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me njoftimin e kryeministrit Rama që nga dita e nesërme, në ambientet e fakulteteve do të jenë prezentë edhe dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave.

Zhupa shprehet se Rama po e bën gjithçka vetëm për të vënë nën kontroll edhe universitetet. Përsa i përket dhunës në fakultete, ajo thekson se çdo vonesë në nisjen e hetimeve e bën Prokurorinë bashkëfajtore me Ramën.

Postimi i plotë:

Gjithcka per te vene nen kontroll dhe universitetet!

Ne fillim u mundua ti bleje studentet-nuk ia doli. Pastaj perdori percarjen e tyre por pa rezultat. Vazhdoj me kercenimin  dhe shantazh ndaj prinderve- nuk ia arriti.

Vijoj me skenaret e dhunes dhe terrorit. U coi policine e shtetit dhe dhunoi studentet. I la pa buke, pa uje, pa drita. U coi administratore te prishin protesten. U coj policine e Safet Gjicit te shtyp protestuesit.

Tani do coj te besuarit te tij te kontrollojne sekretarite e fakulteteve, duke shkelur mbi autonomine e institucioneve te arsimit.

Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per pushtetin e tij. Prokuroria duhet te hetoj menjehere dhunen e policise ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise prane univesitetete.

Cdo vonese ne nisjen e hetimeve e ben prokurorine bashkefajtore me Edi Ramen ne dhunen ndaj studenteve dhe ne shkeljen e ligjit dhe te drejtes per te protestuar.

Të fundit