Flash News

KRYESORE

Përfundon auditimi në Universitetin e Korçës, KLSH zbulon shkeljet

Përfundon auditimi në Universitetin e Korçës, KLSH zbulon

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar auditimin Financiar dhe të Përputhshmërisë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë, për periudhën nga 01.01.2016 deri më 31.12.2017. Në njoftimin e publikuar, KLSH njofton se ka konstatuar një sërë shkeljesh në fushën e administrimit financiar. Sipas KLSH-së, dëmi ekonomik llogaritet në vlerën 1.068.188 lekë me TVSH dhe Prokurorisë së Korçës i është kërkuar një hetim i thelluar.

Njoftimi i KLSH:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 202/1, datë 23.02.2018, përfundoi auditimin Financiar dhe të Përputhshmërisë në Universitetin “Fan S. Noli” Korçë, për periudhën nga 01.01.2016 deri më 31.12.2017.

Nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, e veçanërisht në fushën e administrimit financiar, kontrollit të brendshëm dhe të prokurimeve publike, të cilat evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, të depozituar në subjektin e audituar.

Një ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohet në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe për të cilën i është kërkuar prokurorisë një hetim i thelluar, është ajo e parregullsive në administrimin e dokumentacionit teknik të zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit të punimeve ndërtimore si dhe likuidimit të tyre në kushtet e mungesës së mbi 95 % të librezave të masave për objektin “Rikonstruksioni i godinës ish konvikti i shkollës mekanike”.

Si përfundim, nga OE me të cilët është lidhur kontrata e zbatimit të punimeve të rikonstruksionit të godinës, janë përfituar padrejtësisht punime të pakryera dhe të mbivendosura, duke i shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 1,068,188 lekë me TVSH.

Të fundit