Flash News

KRYESORE

Përpjekja e Rona Nishliut për të bërë Kosovën pjesë të Eurovision

Përpjekja e Rona Nishliut për të bërë Kosovën

Rona Nishliu është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Rona Nishliu renditi të pestën Shqipërinë në festivalin europian në vitin 2012.

Me këngën “Suus” arriti të renditet në vendin e pestë. Rona po përpiqet sërish të arrijë atë skenë, tashmë duke përfaqësuar Kosovën.

Në një status në Instagram, Rona postoi një koment të shkruar në Tëitter, të cilin e përktheu duke konfirmuar përpjekjet e saj në futjen e Kosovës në Eurovision.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it. Faleminderit fansave në Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, shkruhej në faqen e fansave të festivalit që Rona e përktheu në gjuhën angleze.

Këtë fundjavë, Nishliu mori pjesë në Kongresin “OGAE” në Spanjë ku u mbështet masivisht.

Të fundit