Flash News

KRYESORE

Përplasja Rama – Meta, shenja tërheqje nga PS-ja: S’kemi në plan të hyjmë në sherrnajë me presidentin

Me emërimin e Ramës në krye të diplomacisë, ‘lufta’ Rama – Meta duket se do të qetësohet.

Përkundër deklaratave me tone të larta të kryeministrit, ministrja e Shtetit, Elis Spiropali paralajmeroi se tani më, Partia Socialiste nuk ka ndër mend të vijojë përplasjet me kreun e shtetit.

“Bushati nuk kishte lidhje me dëshirën e tij, ishte keqkuptim me presidentin. Jemi republikë Parlamentare, i takon kryeministrit të zgjedhë ministrat e jo presidentit. Sot, kryeministri u emërua edhe ministër i Jashtëm. Ne e respektojmë presidentin, por kjo është e vjetër dhe e tejkaluar. S’kemi në plan të hyjmë në sherrnajë me presidentin e Republikës”, është shpreh Spiropali në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’.

Pyetur për rikandidimin e Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, Spiropali, pasi komentoi me fjalë pozitive punën e Veliajt, sqaroi se vendimi final do vendoset nga forumet e partisë.

Të fundit