Flash News

KRYESORE

Përshkallëzohet protesta, banorët e ‘Unazës së Re’ në Surrel te vila e kryeministrit Rama

Përshkallëzohet protesta, banorët e ‘Unazës së

Banorët e Astirit kanë ndryshuar destinacionin e protestës së tyre. Të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ata do të marshojnë pas pak minutash drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel dhe do të protestojnë atje.

Mesohet se qytetarët, të cilët preken nga projekti i Unazës së Re do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do të “mësyjnë” ne shtëpinë e kreut të qeverisë.

Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti.

Të fundit