Flash News

KRYESORE

Pikat e bardha tek thonjtë tregojnë shumë rreth shëndetit tuaj

Pikat e bardha tek thonjtë tregojnë shumë rreth shëndetit

Shpesh herë mund të kemi parë në thonjtë tanë disa pika të bardha të madhësive të ndryshme të cilat mund të largohen me rritjen e thoit dhe gjithashtu mund të shfaqen përsëri.

Shumë persona mund të jenë shqetësuar për ktë fakt me idenë se mund të vuajnë nga një sëmundje apo mund të kenë ndonjë mungesë vitamine.

Kjo gjë është deri diku e vërtetë pasi nëse këto pika të bardha nuk largohen për një kohë të gjatë, mund të vuani nga ndonjë sëmundje si ato kardiovaskulare, të veshkave, anemi ose diabet.

Por shumicën e rasteve, një nga shkaqet më të zakonshme për këto pika të bardha, të cilat shfaqen si në thonjtë e duarve ashtu edhe në të këmbës, është një gjendje e quajtur ‘leukonychia’, e cila shfaqet pas dëmtimeve të vogla që pësojnë thonjtë, si pasojë e goditjeve ose e ndonjë shkaku tjetër.

Nëse nuk mbani mend ndonjë gjë që të ketë dëmtuar thonjtë tuaj, kini parasysh se thonjtë rriten shumë ngadalë kështu që goditja mund të ketë ndodhur edhe para disa javësh.

Gjithsesi nëse shihni anormalitet në thonjtë tuaj, duhet të konsultoheni me mjekun pasi thonjtë shpesh janë tregues të disa sëmundjeve me rëndësi.

Të fundit