Flash News

KRYESORE

Plani i qeverisë për t’u marrë gjysmën e rrogës mësuesve

Plani i qeverisë për t’u marrë gjysmën e rrogës

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha, të cilat e kanë kapur të papërgatitur qeverinë. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për ndihmë, duket se situata financiare në vend është më problematike se sa mendohej.

Qeverisë i duhen të ardhura, në mënyrë që t’u vijë në ndihmë të dëmtuarve, të cilët do të kenë nevojë për kohë dhe kapital që të mund t’i rikthehen normalitetit të tyre. E përgjatë kësaj kohe, peshën e rehabilitimit të tyre do ta mbajë ekzekutivi.

Kryeministri dhe Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, janë duke parë të gjitha alternativat e mundshme për të gjetur të ardhurat e nevojshme. Ndërsa thirrjet për donacione kanë qenë të shumta, e po ashtu edhe përgjigjka e shqiptarëve në vend, Kosovë e diasporë e jashtëzakonshme, dhe e shteteve të tjera, fatura që duhet paguar është mjaft e majme.

Burime për “Politiko”, raportojnë se nisma e fundit e qeverisë pritet që të jetë”kontributi i detyruar’ nga ana e mësuesve shqiptarë. Për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti, duket se mësuesit, do të jenë të detyruar që të japin gjysmën e rrogës së tyre.

Në një kohë që kjo kategori, jo e mirëpaguar, që kryen një ndër detyrat më të vështira e më me peshë në shoqëri priste që të merrte një shpërblim, me sa duket do të duhet që të japë gjysmën e pagës, ndërsa festat e fundvitit po afrojnë.

Fakti që mësuesit duan të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti, as që vihet në dyshim, e shumë prej tyre e kanë bërë këtë gjë. Por a është ky “kontribut i detyruar”, mënyra e duhur për t’u solidarizuar?

Të fundit