Flash News

KRYESORE

Platforma e PD për qeveri tranzitore, Tritan Shehu publikon detaje të reja

Platforma e PD për qeveri tranzitore, Tritan Shehu publikon detaje të

Ish-deputeti i Partisë Demorkatike, Tritan Shehu është shprehur se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër. Në studion e emisionit 'Ditari' ne A2 CNN, Shehu dha edhe disa detaje të reja për platformën e Partisë Demokratike, që konsiston në mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme në të njëjtën kohë.

“Ne kemi shprehur qartësisht platformën tonë; qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër. Zgjedhjet nuk mund të behën së prapthi duke bërë njëherë zgjedhjet lokale pastaj politike, por mund të behën në një ditë, zgjedhjet politike dhe administrative dhe për në një kohë të mjaftueshme për të bërë ndryshimet që të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çdo gjë tjetër është ë parealizueshme. Partia Demokratike i ka të qarta qëllimet e saj. Ne jemi promotor të opozitës në Shqipëri, padyshim duke bashkëpunuar me aleatët tanë”, deklaroi Shehu.

Pyetur për Samitin e Berlinit, ai vlerësoi iniciativën e kancelares Angela Merkel, që sipas tij bëri të qartë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan, ndërsa paralajmëroi se negociatat nuk do të hapen për herë të tretë.

https://www.youtube.com/watch?v=37Mgl4tFvdI

Të fundit