Flash News

KRYESORE

Plenkoviç: Në samitin e Zagrebit, Kroacia e përqendruar te Ballkani Perëndimor

Plenkoviç: Në samitin e Zagrebit, Kroacia e përqendruar te

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç deklaroi se një nga çështjet kryesore që vendi i tij do të shqyrtojë gjatë kryesimit të Bashkimit Evropian, do të jetë samiti për Ballkanin Perëndimor në muajin maj. Ai do të mbahet në Zagreb dhe aty do të diskutohet për hapjen e negociatave me dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë kroate tha se dëshira e Kroacisë është që pas 20 vitesh të takimit të parë të Zagrebit e cila i hapi perspektivën shteteve të Evropës Juglindore, “të injektohet dinamikë politike në raportet mes atyre shteteve ndaj BE-së”.

“Në konsultimet tona para samitit do të tentojmë të zhvendosim dhe zhbllokojmë atë që për fat të keq nuk ishte vendosur në tetor në Këshillin e BE-së dhe të gjendet mënyrë se si të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Plenkoviç për mediat duke shtuar “Ky është qëllimi i Kroacisë në konsultimet me KE-në dhe shtetet anëtare.”

Të fundit