Flash News

KRYESORE

‘Po kërcënon jetën e të gjithë banorëve’, PD: Karantinën për koronavirusin Edi Rama ta ndërtojë në Surrel

Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, përmes një postimi në Facebook shkruan se reparti i patologjisë dhe urgjencës në Spitalin e Kavajës po përgatitet për tu kthyer në Karantinë, lidhur me rrezikun nga koronavirusi.

Sipas Bardhit, zgjedhja e një spitali të një qendre të banuar për Karantinë është kërcënim serioz për jetën e të gjithë banorëve.

“Ky është një provokim i rëndë me Kavajën!

I bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të mi të mos e pranojnë trajtimin nga Edi Rama si banorë të parëndësishëm, jeta e të cilëve nuk ka rëndësi për Kryeministrin”, shkruan Bardhi.

Duke sulmuar kryeministrin Rama, i drejtohet:

"Karantinën ta ndërtojë në shtëpinë e tij në Surrel, jo në Kavajë!"

 

Të fundit