Flash News

KRYESORE

Policia e Shtetit njeh të dërguarit e OSBE-së me masat që do të ndërmarrë për zgjedhjet

Policia e Shtetit njeh të dërguarit e OSBE-së me masat që do

Gjatë një takim informues për masat që policia ka marrë gjatë fushatës zgjedhore, Policia e Shtetit në  prezencë të të dërguarve të  OSBE-së në Shqipëri e ka informuar këtë të fundit për sallën e komandës/kontrollit të ngritur për monitorimin e punës së policisë gjatë procesit zgjedhor, si edhe për prezantimin e Broshurës "Detyrat e Policisë së Shtetit gjatë Proceseve Zgjedhore", e financuar nga Prezenca.

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, e falënderuan Prezencën e OSBE-së për mbështetjen e dhënë përgjatë viteve, sidomos gjatë proceseve zgjedhore, si një partner solid dhe një mik kritik. Zëvendëskryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Ëilton, e siguroi Policinë e Shtetit për mbështetjen dhe asistencën e mëtejshme të OSBE-së, ndërsa nënvizoi rolin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe Të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Në fund, ai iu tha pjesëmarrësve se iu takon qytetarëve dhe politikanëve shqiptarë të vendosin nëse këto zgjedhje do të jenë të lira dhe të ndershme.

Të fundit