Flash News

KRYESORE

Politika e jashtme e Bushatit: në OKB voton kundër, por dërgon përfaqësues në hapjen e Ambasadës së SHBA në Jeruzalem

Politika e jashtme e Bushatit: në OKB voton kundër, por dërgon

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se mbrëmjen e sotme Ambasada e SHBA në Izrael do të zhvendoset zyrtarisht në Jeruzalem; ngjarje e cila do të kremtohet me një festë, ku janë të ftuar janë 86 diplomatë të lartë nga vende të ndryshme.

Mediat izraelite shkruajnë se deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen 33 ambasadorë dhe diplomat, ku bën pjesë edhe Shqipëria, e cila ishte një ndër shtetet që votoi në OKB kundër zhvendosjes së ambasadës.

Vendimi Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati pati shkaktuar ‘reaksione’ të brendshme dhe të jashtme, aq sa lideri i opozitës, Lulzim Basha e cilësoi si një votë kundër interesit kombëtar, ndërsa presidenti Meta i dërgoi një ‘letër shfajësimi’ homologut të tij, Donalt Trump.

Një paralajmërim i fortë erdhi edhe nga Ambasadorja e SHBA në OKB, Niki Haley, e cila u shpreh se do merren masa ndaj vendeve që votuan kundër. “Por, ky votim do të ndikojë në mënyrën se si amerikanët shikojnë OKB dhe se si shikojmë vendet që nuk na respektojnë në OKB. Dhe ky votim do të mbahet mend”, tha ambasadorja.

Nga vendet e mëdha që do të bojkotojnë ceremoninënë e mbrëmjes së sotme janë shtete të tilla, si: Kanadaja, Australia dhe Gjermania, Kina, Rusia, Argjentina dhe India, të cilat pavarësisht raporteve të mira që kanë me Izraelin kanë qenë kundër ndryshimit të 'status-quo-s'.

Të fundit