Flash News

POLITIKOFF

Aktorja Brittany Snow dhe bashkëshorti i saj i japin fund martesës

Aktorja Brittany Snow dhe bashkëshorti i saj i japin fund martesës

Ylli i “Pitch Perfect”, Brittany Snow dhe bashkëshorti i saj, Tyler Stanaland, ditën e kaluar njoftuan se po ndahen pas dy vitesh martesë së bashku. Dyshja e bëri të ditur lajmin në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram me një deklaratë të përbashkët, në të cilën aktorja 36-vjeçare zbuloi se ata “morën vendimin e vështirë për t’u ndarë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Brittany Snow (@brittanysnow)

"Pas disa kohësh që e kishim menduar, Tyler dhe unë morëm vendimin e vështirë për t’u ndarë. Ky vendim u mor me dashuri dhe respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin. Ne e kemi kuptuar se duhet të marrim pak kohë dhe të sigurohemi që ne të jetojmë jetën tonë plotësisht. Ne e filluam këtë rrugëtim si miqtë më të mirë dhe marrëdhënia jonë do të vazhdojë të jetë një prioritet jo vetëm për ne, por dhe për qenin tonë Charlie. Ne e vlerësojmë sinqerisht mbështetjen tuaj dhe kërkojmë privatësi ndërsa lundrojmë në këtë kapitull të ri."

Aktorja Brittany Snow dhe bashkëshorti i saj i japin fund martesës

Thashethemet për probleme martesore mes çiftit filluan të qarkullojnë, pas pretendimeve se aktorja tjetër në “Selling the OC”, Kayla Cardona, u përpoq ta puthte jashtë kamerës. Një burim tha për revistën “People” se:

"Ata kishin probleme më parë, por kjo është pika e fundit. Brittany kurrë nuk e donte Tyler-in në shfaqje, por ai ishte i bindur. Ai donte të bënte emër sipas kushteve të tij."

Aktorja Brittany Snow dhe bashkëshorti i saj i japin fund martesës

Për më tepër, mediat raportuan se ish-çifti kanë përfunduar marrëdhënien plotësisht dhe të gjitha vajzat janë të fiksuara pas Tyler në ‘reality show’-n e tij. Përpara se të ndahej zyrtarisht, Stanaland ishte përpjekur të ishte vërtet i respektueshëm, por vëmendja e kolegeve të tij ndikoi 100% në martesën e tij.

Aktorja Brittany Snow dhe bashkëshorti i saj i japin fund martesës

Dyshja njiheshin prej kohësh përmes miqve të përbashkët për disa vite, por nuk u takuan derisa Stanaland mori guximin për të kontaktuar në mediat sociale, gjë që më pas bëri që ata të dilnin së bashku nga viti 2018. Ata u martuan në mars të 2020 gjatë një ceremonie romantike në Malibu përpara 120 njerëzve të tyre më të afërt. Duke folur për “The Knot”, Tyler kishte deklaruar:

"E njihja Britt për arsye të dukshme. Por Britt ishte dashuria ime e paarritshme përgjithmonë. Si burrë, shikoja “Pitch Perfect” me miqtë, por asnjëherë nuk kam menduar se do të ndodhte ndonjëherë."

Të fundit