Flash News

POLITIKOFF

Aktorja Hilary Swank do të bëhet nënë në moshën 48-vjeçare

Aktorja Hilary Swank do të bëhet nënë në moshën

Aktorja e njohur Hilary Swank ka treguar për ndjekësit e saj së fundmi se është shtatzënë me binjakë. 48-vjeçarja tha për “Good Morning America” se:

"Kjo është diçka që unë e kam dashur prej kohësh, do të bëhem nënë dhe jo vetëm me një, por me dy."

Aktorja Hilary Swank do të bëhet nënë në moshën

Fituesja e Oscarit vazhdoi duke thënë se nuk mund ta besonte këtë gjë. Swank ka treguar për planet e saj për fëmijë ndër vite. Ajo u shpreh për People në vitin 2006 se:

"Unë patjetër do të doja fëmijë një ditë. Kjo është padyshim diçka për të cilën kam menduar gjithmonë si një vajzë shumë e re."

Aktorja Hilary Swank do të bëhet nënë në moshën

Aktorja ishte i martuar me Chad Lowe në atë kohë, por u divorcua nga aktori. Tani ajo është e martuar me producentin Philip Schneider. Swank dhe producenti u martuan në gusht 2018 pas dy vitesh lidhje.

Të fundit