Flash News

POLITIKOFF

Bashkëshortja e Ilirit i jep mesazhin të shoqit: As mos mendo të kthehesh në shtëpi, luaj për fitore

Bashkëshortja e Ilirit i jep mesazhin të shoqit: As mos mendo të

Finalja e "Big Brother Albania" është shtyrë për në 18 shkurt 2022, një muaj e 4 ditë nga data zyrtare me të cilën ishin prezantuar dhe konkurrentët kur kanë firmosur kontratën.

Banorët ende nuk kanë dalë me një përfundim nëse duan ta vazhdojnë këtë garë apo jo, por gjatë këtyre ditëve ata do të marrin nga një mesazh prej familjarëve të tyre, teksa do u thonë mendimin që kanë nëse duan që ta vazhdojnë lojën apo jo.

Mbrëmë Iliri ka marrë një mesazh nga bashkëshortja e tij, e cila i thotë që të mos e lërë lojën në mes dhe të kthehet në shtëpi me kupën e fitores.

“E kuptoj që për ty nuk është e lehtë, por realisht rri i qetë. As mos e mendo të kthehesh në shtëpi”, i ka thënë ajo duke shtuar se Iliri duhet të kthehet në shtëpi me kupën e fitores. Emanuela e ka qetësuar gjithashtu duke i thënë se puna e Ilirit shkon çdo gjë si duhet dhe se ka kontaktuar me vajzat e baletit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit