Flash News
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare, PD i mbështet plotësisht
“Mandi tha se do të nxirrte një frigorifer”, zhdukja e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia e përkrahësit të autorit
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
Beteja e Dua Lipës është që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Europian

Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka treguar se krahas suksesit ndërkombëtar në muzikë ajo është një zë i fuqishëm për çështjet që lidhen me gratë. Kjo është një prej shumë arsyeve që ajo u nderua me një çmimin për rolin e shquar udhëheqës me rastin e 60-vjetorit të organizatës së njohur amerikane, Këshillit të Atlantikut. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, Dua Lipa shpjegon se pse është i rëndësishëm ky çmim për të dhe planet për të ardhmen.
Artistja shqiptare e njohur botërisht, Dua Lipa, u nderua me një çmim për rol të shquar udhëheqës në trajtimin e çështjeve me rëndësishme sikurse të drejtat e grave, ndarë nga Këshilli i Atlantikut, me rastin e 60-vjetorit të kësaj organizate amerikane.
Ajo u vlerësua për aktivizmin e saj në fuqizimin e grave, mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti të viktimave të luftërave të Ballkanit, kontributin e saj për fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, humanizmin, frymëzimin dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë si dhe shpresën që dha gjatë pandemisë duke zhvilluar aktivitete virtuale edhe atëherë kur bota ndodhej në izolim.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, artistja Dua Lipa foli për rëndësinë e këtij çmimi të cilin ia dedikoi të rinjve të Kosovës.
“Jam shumë e nderuar të jem këtu sot, të pranoj këtë çmim. Në emër të të gjithë të rinjve të Kosovës, Kosovës dhe faktit se ne jemi shtet kaq i vogël për vetëm 13 vite me një mundësi që ndoshta një ditë të bëhemi pjesë e Evropës. Kjo vërtet është pjesë e rrugëtimit, betejës sime dhe arsyes pse jam këtu. Prandaj jam shumë mirënjohëse të jem këtu dhe të flas për diçka që është në zemrën time”, thotë Dua Lipa në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Me shumë pasion Dua Lipa foli edhe për filmin Hive, filmin që është propozuar të jetë një nga filmat kandidatë për çmimin prestigjioz Oscars.
Dua shfrytëzoi ardhjen e saj në Uashington për të ndihmuar promovimin e filmit emocional nga Kosova që ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare.
“Ishte mrekulli. Jam prekur shumë nga rrëfimi i Fahrije Hotit, gruas në historinë e së cilës bazohet filmi. Tregon se sa shumë këmbëngulëse dhe të fuqishme janë gratë e Kosovës, sidomos në një kohë kur ndonëse kanë humbur shumë arritën të gjejnë një mënyrë për të vazhduar dhe luftuan që të arrijnë diçka që ndjenin se ishte e drejtë për to. Ishte shumë frymëzuese dhe isha shumë e nderuar të isha në shfaqjen e filmit me shumë gra tjera të fuqishme dhe të mrekullueshme. Pres me padurim dhe shpresojmë që të sigurojë nominimin për Oscars”, thotë artisja e njohur.
Dua, së bashku me babain e saj Dukagjin Lipën, drejtojnë fondacionin Sunny Hill dhe festivalin me të njëjtin emër që mbahet në Prishtinë, falë të cilit Kosova është futur në hartën botërore të kulturës. Artistja Lipa paralajmëroi rikthimin e fuqishëm të festivalit pas një pauze për shkak të pandemisë.
“Po. Jam shumë e emocionuar për rikthimin e festivalit Sunny Hill verën që po vjen. Do të jetë qejf i madh për tri e ndoshta edhe katër ditë. Kemi një listë të mrekullueshme të artistëve, që po i presim me padurim. Kemi punuar shumë edhe gjatë pandemisë që të përcaktojmë hapat e radhës. Po e rrisim festivalin. Lokacioni do të ndryshojë, në mënyrë që të kemi më shumë vizitorë nga mbarë bota. Sa u përket projekteve të reja jam duke punuar për albumin e ri të cilin poashtu po e pres me padurim”, thotë ajo.
Tetë herë e nominuara dhe tri herë fituesja e çmimeve Grammy, Dua Lipa foli për Kosovën edhe në fjalimin që mbajti pasi pranoi çmimin nga Këshilli i Atlantikut.
Ajo shfrytëzoi këtë moment që të kërkojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.
“Sot Kosova vazhdon të përballet me shumë sfida dhe zakonisht janë gjeneratat e reja ato që mbajnë barrën e tyre. Të rinjtë hasin në vështirësi për punësim dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që vështirësojnë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi ne përmbushëm të gjitha kriteret, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, para më shumë se tre vitesh. Prandaj, a mendoni se mund ta përfundojmë këtë gjë tani?”, tha Dua Lipa.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e quajti Dua Lipen ambasadoren më të mirë të vendit të saj.
Ajo i ftoi mysafirët në ceremoni të vizitojnë Kosovën.
“Ju që nuk e keni vizituar asnjëherë Kosovën, ju bëj thirrje që ta vizitoni që të shihni bukurinë e saj, veçantinë, ngrohtësinë dhe admirimin e popullit tim për vendet tuaja. Për vendet që qëndruan krah nesh në ditët tona më të errëta, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E keni dëgjuar edhe më parë. Por Kosova vërtetë është vendi më pro amerikan dhe vendi më pro evropian në botë”, thotë Presidentja e Kosovës.
Zonja Osmani e cilësoi Kosovën si rrëfimin më të suksesshëm të politikës së jashtme amerikane.
“Kosova është një fener shprese, dhe fener demokracije. Pas vetëm 13 vitesh nga shpallja e pavarësisë tonë sot ne kemi qëndrueshmëri institucionale të cilin shumë vende mund thjeshtë ta ëndërrojnë, bashkohemi me aleatët tanë në misione paqeruajtëse dhe jemi të nderuar që jemi ndër pak vendet që ofruan strehim për afganët që ikën nga persekutimi. Jemi të parët që I jemi përgjigjur asaj thirrje sepse kemi qenë vetë refugjatë”, thotë zonja Osmani.
Veç artistes Dua Lipa, Këshilli i Atlantikut nderoi me çmime për rol të shquar udhëheqës edhe Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, shefin ekzekutiv të kompanisë Pfizer, Albert Bourla si dhe doktorët Ugur Sahin Dhe Ozlem Tureqi nga kompania bioteknologjike, BionTech.
Të fundit
Dita e 11-të e protestës, qytetarët të bashkuar kërkojnë dorëheqjen e Ramës
10 Qershor 2026, 18:27
Nga Ankona drejt Shqipërisë, sekuestrohen k*kainë dhe diamante në Portin e Durrësit
10 Qershor 2026, 18:10
10 futbollistët që mund të rrëmbejnë vëmendjen në Kupën e Botës 2026
10 Qershor 2026, 16:41
Euro bie përsëri, më pranë se kurrë pragut të 95 lekëve
10 Qershor 2026, 16:34
Aksidentet në rrugë/ Shkaku kryesor i traumave, piku gjatë kohës së drekës
10 Qershor 2026, 16:22
Protestat/ Lubonja: Pushteti i Ramës mbështetet te frika, por kjo gjeneratë nuk trembet
10 Qershor 2026, 16:11
Raporti/ Rritje me 134% e legalizimeve në 2025, përsëritet skenari i vitit zgjedhor 2021
10 Qershor 2026, 15:59
Armë zjarri dhe drogë, tre të arrestuar në Durrës
10 Qershor 2026, 15:38
Berisha: PD nuk ka votuar asnjëherë pro dhënies së trashëgimisë kulturore tek privatët
10 Qershor 2026, 14:45
Anketa: Historia dhe nacionalizmi mbajnë peng integrimin ekonomik të rajonit
10 Qershor 2026, 14:27
Pse aplikimet e pafundme për punë mund t’ju dëmtojnë më shumë sesa mendoni
10 Qershor 2026, 14:20
U dhunua nga ish-vartësi, zbardhet dëshmia e drejtorit të Agjencisë së Mbetjeve
10 Qershor 2026, 13:59
‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve
10 Qershor 2026, 13:41
Botërori 2026 nis me rregulla të reja, VAR merr më shumë kompetenca
10 Qershor 2026, 13:34
"Mbro tokën", mes protestave, BE i kujton Ramës kushtin për integrim
10 Qershor 2026, 13:09
Shifrat që rrëzojnë Ramën/ Si u zhdukën flamingot me ardhjen e tij në pushtet
10 Qershor 2026, 13:00
Fytyrat kundër protestës/ Pas Taulant Ballës shfaqet dhe Karlo Bolino
10 Qershor 2026, 12:51
Kush janë 4 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar në Tiranë
10 Qershor 2026, 12:39
Profesionet që u paguan më shumë në tremujorin e parë, kryesojnë bankierët dhe IT
10 Qershor 2026, 12:31
U shkarkua nga puna, punonjësi dhunon drejtorin e ministrisë së Mjedisit
10 Qershor 2026, 12:20
Bordi lëviz sërish çmimet e naftës dhe benzinës
10 Qershor 2026, 12:09
Çuçi kritikon kryeministrin: O Ramë ku i ke institucionet?
10 Qershor 2026, 11:54
Zhdukja e 35-vjeçarit, Gjykata e Tiranës lë në burg kamarierin e lokalit të Armand Shakajt
10 Qershor 2026, 11:41
Vrau Eraldo Nevruzin në Dhërmi, Greqia refuzon të ekstradojë Gerald Shehun
10 Qershor 2026, 11:30
Shpërthim me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë
10 Qershor 2026, 11:23
Këlliçi shpërthen ndaj Ramës: E vërteta ndodhet në shesh
10 Qershor 2026, 11:08
Kur Ajatollahu i Shqipërisë përplaset me Ajatollahët e Iranit
10 Qershor 2026, 10:56
Gjirokastër/ U fut për t’u larë në pishinë, humb jetën i mituri
10 Qershor 2026, 10:33
Prindër, bëni kujdes me kondicionerin! Mjeku tregon shenjat e para të edemës së laringut
10 Qershor 2026, 10:21
Amnistia Penale do të votohet më 18 qershor në Kuvend, lirohen 380 të dënuar
10 Qershor 2026, 10:01
Balluku kërkon rikthimin në detyrë, Gjykata e Lartë hedh shortin për rekursin
10 Qershor 2026, 09:51
Protestat masive në Shqipëri, gazetarja e CNN: Lëvizje e gjerë kundër qeverisë
10 Qershor 2026, 09:36
Elez Biberaj: Protestat nuk janë kundër Trumpit, por kundër kleptokracisë
10 Qershor 2026, 09:30
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24