Flash News

POLITIKOFF

Dikur rivalë, Noizy dhe Stresi flasin për herë të parë bashkë, publikisht

Dikur rivalë, Noizy dhe Stresi flasin për herë të parë

Prej vitesh, dy reperët Noizy dhe Stresi nuk flisnin bashkë dhe madje kane qenë pjesë e sulmeve në distancë ndaj njëri-tjetrit qoftë dhe përmes muzikës. Aq sa dhe fansat e njëri-tjetrit ishin ndarë në grupime dhe "sulmonin" përmes komenteve fyese apo dhe "diss-eve" siç njihen në gjuhën e hip-hopet.

Mbrëmë, dy reperët kanë folur për herë të parë bashkë dhe publikisht në një "TikTok" live.

Dyshja e famshme janë bërë bashkë për një gjest të veçantë. Dje, Stresi publikoi një foto të TikTok-ut të Noizy-t duke promovuar një event. Ky i fundit ka zhvilluar një sfidë për të mbledhur sa më shumë të ardhura për njerëzit në nevojë. Ai ka ftuar fansat që të futen në live-n në rrjetin social dhe për këtë në ndihmë i ka ardhur Stresi.

Dikur rivalë, Noizy dhe Stresi flasin për herë të parë

Të fundit