Flash News

POLITIKOFF

Dita e Baballarëve, sa shpenzojnë amerikanët në këtë ditë

Dita e Baballarëve, sa shpenzojnë amerikanët në

Dita e Babait, një rast për të nderuar kontributet e etërve në familje dhe shoqëri, festohet çdo vit të dielën e tretë të qershorit.

Familjet, zakonisht e festojnë këtë ditë me dhurata dhe dreka për baballarët. Ekonomistët thonë se amerikanët shpenzojnë më shumë se 1 miliard dollarë çdo vit për dhurata me rastin e Ditës së Babait.

Kjo festë e ka origjinën më 5 korrik 1908 kur një kishë në Virginian Perëndimore mbajti një ceremoni në kujtim të 362 burrave që kishin vdekur një vit më parë nga shpërthimi në minierat e qymyrgurit.

Dita e Baballarëve, sa shpenzojnë amerikanët në

Gjatë viteve 1920 dhe 1930, ka pasur përpjekje për t’i bashkuar Ditën e Babait dhe Ditën e Nënës në një festë të vetme që do të quhej Dita e Prindërve. Por më pas filloi Lufta e Dytë Botërore dhe kështu u bë i zakonshëm festimi i Ditës së Babait si një mënyrë për të nderuar trupat që ishin në shërbim të vendit. Për këtë arsye, kjo ditë mbeti një institucion kombëtar.

Të fundit