Flash News

POLITIKOFF

Dua Lipës i jepet nënshtetësia shqiptare

Dua Lipës i jepet nënshtetësia shqiptare

Presidenti Bajram Begaj i dha shtetësinë shqiptare Dua Lipës. Presidenti Begaj priti sot artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.

Dua do të përmbyllë turneun e saj botëror “Future Nostalgia” në sheshin Skënderbej me 28 Nëntor.

Të fundit