Flash News

POLITIKOFF

Getinjo largohet nga shtëpia e “BBVK”

Getinjo largohet nga shtëpia e “BBVK”

Një vendim surprizues i Getinjos habiti jo pak banorët brenda shtëpisë së “BBVK” dhe publikun jashtë. Reperi vendosi ta lërë përgjysmë lojën dhe të heqë dorë nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh, duke kërkuar që të dalë nga shtëpia.
 
Ai ka bërë me dije vendimin përmes një letre, të cilën ua kushtoi banorëve të shtëpisë, ku shprehte të gjithë mirënjohjen ndaj tyre, si dhe arsyet pse vendosi të hiqte dorë.

“Unë sot po e lë shtëpinë më të famshme në vend. Fillimisht, dua të falenderoj këtë shtëpi që më dha mundësinë që të fitoj një përvojë krejt të re në jetën time. Kam kaluar rreth 42 ditë këtu dhe kam përjetuar vetëm gjëra të mira dhe kam njohur karaktere të ndryshme Dua të cek diçka: Ndoshta më keni dëgjuar gjatë qëndrimit tim, ku e kam përmendur disa herë se qëllimi im në këtë shtëpi nuk është çmimi fitues dhe që unë këtu kam ardhur vetëm që të qetësohem pak dhe të shprehem ashtu siç jam. Kam ardhur këtu që t’u tregoj njerëzve që unë jam i qetë, i mirë dhe punëtor”, shkruante në letrën, të cilën reperi e lexoi përpara banorëve.

Gjithashtu, ai tregoi edhe arsyen pse mori këtë vendim:

“Arsyeja pse po e lë shtëpinë është sepse kam lënë shumë gjëra jashtë që patjetër duhet të drejtohen nga unë. Ky ishte rrugëtimi im më i mirë në 10 vitet e fundit. Pa e zgjatur shumë, banorëve u uroj shëndet dhe lojë të këndshme. Uroj të fitojë më i miri, edhe pse të gjithë jeni shumë të mirë”, përfundoi reperi dhe përqafoi të gjithë banorët.

Stresi ishte më i prekuri dhe shpërtheu në lot, ndërkohë që reperi u përshëndet me të gjithë ata që e shoqëruan në këtë eksperiencë.

Të fundit