Flash News

POLITIKOFF

Gjon’s Tears tregon dy këngë e preferuara shqiptare

Gjon’s Tears tregon dy këngë e preferuara shqiptare

Këngëtari shqiptar, Gjon’s Tears i cili përfaqësoi Zvicrën këtë vit në Eurovision, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë, ka treguar këngët shqiptare që ka të preferuara.

Pa u menduar dy herë për përgjigjen, këngëtari 22-vjeçar ka treguar se dy këngët shqiptare që i pëlqejnë dhe i ka dëgjuar qysh i vogël janë “Tani e Di” nga Orinda Huta dhe “Për një çast” e Pirro Çakos.

“Janë dy këngë me të cilat jam rritur me to. Janë “Tani e Di” e Orinda Hutës. Këtë këngë e mbaj mend që fëmijë dhe e këndoja. Dhe kënga “Për një çast” me Pirro Çakon dhe Rovena Dilon. Këto janë dy këngë që më pëlqejnë, por më së shumti kjo e fundit, sepse më përshtatet më shumë”, është shprehur Gjon Muharremaj në emisionin “Soiree”.

Ndër të tjera ai ka treguar se do dëshironte të bashkëpunonte me një këngëtare shqiptar dhe ajo është Dua Lipa. Gjon shtoi se Dua i pëlqen shumë dhe sigurisht do dëshironte të kishin një këngë në bashkëpunim.

Të fundit