Flash News

POLITIKOFF

Ilir Shaqiri i përgjigjet akuzave të Oni Pustinës

Ilir Shaqiri i përgjigjet akuzave të Oni Pustinës

Gjatë kohës që Iliri Shaqiri ishte brenda shtëpisë së Big Brother Vip, jashtë Oni Pustina tha disa fjalë dhe deklarata të rënda për balerinin.

Tashmë që Iliri ka dalë, përciptazi ka marrë disa prej informacioneve se çfarë ka ndodhur jashtë, ndonëse ka pranuar se ende nuk ka parë emisionet apo deklaratat e të tjerëve, përveçse çfarë mund t`i kenë dërguar miqtë dhe familjarët.

I ftuar dje në "Ftesë në 5", Iliri u pyet në lidhje me komentet që ka dhënë Oni Pustina. Kujtojmë se ky i fundit, ndër të tjera tha se Iliri jeton nën hijen e Kledi Kadiut dhe është përpjekur të minimizojë përpjekjet e shqiptarëve të suksesshëm në Itali, madje sipas tij ka përdorur çdo mënyrë e intrigë për të qenë në nivelin e tyre.

“Unë mendoj që secili ka objektivat e veta në jetë dhe në momentin që ti i realizon ato objektiva, je në rregull me veten dhe nuk ke pse të shohësh pjatën e tjetrit. Unë ha atë që dua të ha dhe realizoj atë që dua të realizoj. Unë nuk mendoj që kjo deklaratë e Onit ka ardhur përsa i përket hijes, xhelozisë ose Kledit në përgjithësi."

Më tej, Iliri shtoi:

“Ai thjesht është prekur se ka parë një klip ku unë flisja me Ardit [Çunin]. Unë e kam vlerësuar Onin. Arditi nuk dinte që Oni kishte qenë te ‘C’è posta per te’, nuk dinte që ishte supermodel në Itali. Kështu që unë kam folur fjalë pozitive për Onin. Është komentuar edhe një lloj marrëdhënie që Arditi nuk e dinte. Ndoshta këtu ka qenë gabimi im, që pa zënë emra, pa zënë personazhin në gojë, i shpjegova Arditi se si kishte ndodhur historia. Ky mund të ketë qenë gabimi im i vetëm.”

Iliri tha në "Ftesë në 5" se ndodhur një keqkuptim dhe i konsideroi akuzat e Pustinës si sulme.

“Gjithë kjo gjë që është keqkuptuar nga ana e Onit; mua më ka ardhur keq, por janë mendimet e tij për të sulmuar një Ilir Shaqiri që në këto momente po bën ‘Big Brother Albania’.”

Të fundit