Flash News

POLITIKOFF

Irini Qirjako, konkurrentja e radhës në “Dancing with the Stars”

Irini Qirjako, konkurrentja e radhës në “Dancing with the

Konkurrenti i parë që u zbulua ishte Alban Nimani, artisti vizual, këngëtari dhe solisti i grupit “Asgjë Sikur Dielli”. Ndërkohë, e dyta që u zbulua ishte Sara Hoxha, e njohur gjerësisht si influencer, një nga personazhet vip më të përfolur të momentit. E teksa Isli Islami lë zgjimet e hershme për mbrëmjet e vona po ashtu edhe Megi Pojani dhe këngëtari Ardit Çuni u zbuluan si konkurrentët e radhës në spektakël. Nuk duhet të harrojmë as Deborah Keçi dhe Salsano Rrapi që gjithashtu do të konkurrojnë.

Pak minuta më parë në faqen zyrtare të “Dancing with the Stars” në Instagram është publikuar video me konkurrenten më të re të spektaklit, bëhet fjalë për Irini Qirjakon.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Nuk ka nevojë për prezantim sepse të gjithë e njohim artisten e dashur. Ajo do të provojë që të sfidojë veten, tani jo duke kënduar por duke kërcyer. Ne i urojmë suksese në këtë rrugëtim dhe mezi po presim që ta shikojmë teksa performon në zhanre të ndryshme kërcimi.

Të fundit