Flash News

POLITIKOFF

Pse përflitet se Elvana do të jetë pjesë e "BBV Kosova" dhe si qëndron e vërteta

Pse përflitet se Elvana do të jetë pjesë e "BBV

Big Brother VIP do të mbahet për herë të parë në Kosovë dhe duket se çdo gjë është pothuajse gati. E ftuar në “ABC-ja e pasdites”, moderatorja e spektaklit, Jonida Vokshi ka treguar se edhe shtëpia e BBVK është drejt fundit.

Por në publik më shumë se për shtëpinë, kuriozitet ka për banorët VIP. Megjithatë, Jonida nuk ka preferuar të zbulojë emra.

“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora,” -tha ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)

Emri që po përflitet më shumë në media është ai i Elvana Gjatës. Këtë Jonida e ka sqaruar dhe ka thënë se Elvana nuk do të jetë pjesë e BBVK.

Pse përflitet se Elvana do të jetë pjesë e "BBV

“Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte, por jo”, -u shpreh Jonida. Big Brother VIP Kosova pritet të nisë së shpejti, por ende nuk ka një datë të konfirmuar.

Të fundit