Flash News

POLITIKOFF

Sa para ka Princi William në bankë?

Sa para ka Princi William në bankë?

Princi William, gjatë një vizite në një klub të rinjsh në Mançester, iu përgjigj me humor pyetjes së një 11-vjeçari për shumën në llogarinë e tij bankare, duke thënë se nuk e dinte.

Një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan e pyeti drejtpërdrejt William-in: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare?

Përgjigja e tij ishte shumë e thjeshtë.

Nuk e di”, tha ai duke buzëqeshur.

Tani nuk mund të jemi të sigurt nëse ai di apo jo për depozitat e tij bankare, por ajo që është e sigurt është se anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete.

 

Të fundit