Flash News

POLITIKOFF

Zbardhet dëshmia e Jozefin Markut pas dhunës ndaj Gjestit në “BBVA 4”: Nuk e durova më, më provokoi

Zbardhet dëshmia e Jozefin Markut pas dhunës ndaj Gjestit në

Është bërë publike dëshmia e Jozefin Markut, 29-vjeçari që u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në Tiranë, pas incidentit të ndodhur në spektaklin “Big Brother Vip Albania 4”. Ai u mor në pyetje nga Policia pas aktit të dhunës fizike ndaj konkurrentit tjetër, Besard Kelmendi (Gjesti), gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë në Top Channel.

Në deklaratën e dhënë para oficerëve të Policisë, Marku ka shpjeguar se e ka kryer aktin si pasojë e një momenti impulsiv. Sipas tij, Gjestin e kishte përjetuar si provokues përgjatë gjithë qëndrimit në shtëpi.

“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, ka thënë ai sipas burimeve nga Policia.

Pas marrjes në pyetje, 29-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa ndaj tij është ngritur procedim penal për dhunë fizike.

Ngjarja ndodhi në fund të spektaklit të mbrëmshëm, ku Jozi, pasi u eliminua nga gara, e goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë. Incidenti u regjistrua “live” në ekran, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe opinion publik.

Të fundit