Flash News

POLITIKOFF

Zbulohet shkaku, pse vdiq vajza e Elvis Presley

Zbulohet shkaku, pse vdiq vajza e Elvis Presley

Lisa Marie Presley, vajza e vetme e legjendës së rock 'n' roll-it, vdiq në moshën 54-vjeçare.

Ajo vdiq për shkak të një pengimi të zorrëve, që u shakaktua nga ngjitjet e operacionit për humbje peshe, që iu nënshtrua disa vite më parë.

Presley, gjithashtu këngëtare, vdiq pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Kaliforni më 12 janar, në moshën 54 vjeç.

Dalja e saj e fundit publike ishte dy ditë para vdekjes, në Golden Globes.

Presley, një këngëtare dhe kompozitore, u varros përfundimisht pranë djalit të saj Benjamin Keough, i cili vrau veten në vitin 2020.

Pas vdekjes së saj, nëna e saj, Priscilla Presley, ngriti një sfidë ligjore për vlefshmërinë e testamentit, duke argumentuar se ajo nuk ishte në dijeni të një ndryshimi të vitit 2016 që e kishte rrëzuar atë si një administruese e besuar që mbikëqyrte pasurinë e Lisa Marie.

Të fundit